Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka humbur të atin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, teksa publikon dhe foton prekëse, dorën e saj teksa mban dorën e të atit.

“U prehsh në paqe Ba!”, shkruan ministrja, ndërsa të shumta janë edhe ngushëllimet. Mësohet se i ati i ministres vuante prej kohësh nga një sëmundje.

Pak ditë më parë ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që tregoi se babai i ministres ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Manastirliu ka probleme, ajo është nënë e dy vajzave, është bijë e një babai të sëmurë, por nuk harron t’i përkushtohet punës. Babai i saj është në gjendje të rëndë, po lufton me vdekjen,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Artikulli paraprak“GAZETARËT S’DUHET TË KËRCËNOHEN”, AMBASADA AMERIKANE: NJERËZIT E MEDIAS NUK DUHET TË SULMOHEN PSE TREGOJNË FAKTE
Artikulli tjetërVJENË, TË SHTËNA ME ARMË PRANË NJË SINAGOGE, 7 TË VDEKUR, MES TYRE NJË AGJENT POLICIE