Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për Avokatinë. Gjonaj deklaroi se mungesa e avokatëve zvarrit sot shumë procese gjyqësore sensitive me interes publik,

ndërsa kërkoi që të ketë një mbikëqyrje shtetërore mbi veprimtarinë e avokatëve.

Të rishikohet statusi i Dhomës së Avokatisë. Duhet të ketë mbikëqyrje shtetërore. Të rritet roli i ministrisë së Drejtësisë mbi veprimtarinë e avokatisë.

Mungesa e avokatëve zvarrit sot shumë procese gjyqësore sensitive me interes publik“-u shpreh Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

I pranishëm në komision është edhe Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Ai tha se ligji i ri vendos standarde,

por lidhur me kërkesën e ministres Gjonaj shtoi se shteti të mos ngatërrojë syrin dhe vëmendjen me kontrollin.

Ligji i ri siguron standarde të reja. Nuk i shmangemi syrit dhe vëmendjes së shtetit ndaj avokatisë. Shteti të mos ngatërrojë syrin dhe vëmendjen me kontrollin ndaj nesh“-u shpreh Maks Haxhia.

Artikulli paraprakLEZHË, SHERR PËR TRAUN QË BLLOKONTE RRUGËN E HOTELIT, QËLLOHET NJË PERSON ME ARMË, KAPET AUTORI
Artikulli tjetërZUCKERBERG NJOFTON SE FACEBOOK DO TË SJELLË NJË RISI, DO KRIJOJË ‘ZYRË MARTESORE’