Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koçiu ka bërë me dije ditëne sotme se nga fillimi i vitit 2023 janë realizuar 46,574 ndërhyrje kirurgjikale, spitalet e sistemit shëndetësor publik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Koçiu bën me dije se nga këto ndërhyrje, 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë, 17,117 të një kompleksiteti të mesëm dhe 17,154 të një kompleksiteti të ulët.

Ndër të tjera, ministrja nënvizon se me investimet në infrastrukturë dhe pajisjet mjekësore moderne, buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë mbulimin 100% të pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas.

“Nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.

Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me buxhetin e vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas pranë vendbanimit.”- shkruan Koçiu.

Artikulli paraprakDIALOGU KOSOVË-SERBI, LAJÇAK: TË DYJA PALËT DUHET TË BËJNË DIÇKA PËR TË MARRË DIÇKA! PRES ZHVILLIME TË SHPEJTA
Artikulli tjetërMEDIAT E HUAJA JEHONË SUKSESIT TË KOMBËTARES, REUTERS: MBETËN TË PAMPOSHTUR