Ajo konfirmon angazhimin për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik. 

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka falënderuar të gjitha forcat dhe institucionet që bashkëpunuan për nxjerrjen e plotë të trupit të helikopterit të rënë në Liqenin e Shkodrës, aksident që solli vdekjen e dy pilotëve të Forcës Ajrore të ushtrisë shqiptare. “Falënderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin 40 pjesëtarët e FA, polumbarët e RENEA-s dhe Forcës Detare, Policinë e Shtetit, ekspertët e Eurocopter dhe ata amerikanë, bashkëpunimi i të cilëve bëri të mundur nxjerrjen e trupit të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës”, shkruan Kodheli në facebook. “Ministria e Mbrojtjes, unë personalisht dhe Prokuroria, të cilën gjithashtu gjej rastin ta falënderoj, mbetemi maksimalisht të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, deklaron më tej Kodheli. Më herët Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftoi për nxjerrjen e trupit të helikopterit si dhe kamerës regjistruese të tij, e cila i është dorëzuar prokurorisë për hetime

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRRËZIMI I HELIKOPTERIT, TRUPI OSE DREJT TIRANËS OSE TEK BAZA USHTARAKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërTË MAJTËT FRANCEZË ‘MARRIN’ SHEMBULL SHQIPËRINË PËR ZGJEDHJET BRENDA PARTISË