Ministrja Kodheli promovon njeriun që ndërton urat “Bailey”
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, nëpërmjet një video të vendosur në faqen e saj Facebook, ka treguar sërish punën e palodhur të Forcave të Armatosura. Këtë herë ajo ka promovuar personin përgjegjës për ndërtimin e urave Bailey. Ai është pikërisht Major Arben Rira. Major Rira tregon se ka patur raste që i është dashur të ndërtojnë një urë brenda pak orëve, si në rastin e emrgjencave të përmbytjeve. Ai jep dhe shembullin konkret të Divjakës ku është ndërtuar një urë 18 metra e gjatë brenda 18 orëve. “Megjithatë kënaqësia që të japin falenderimet e qytetarëve, që nga kryetarët e Bashkive e deri tek fëmijët që shkojnë në shkollë të bën të ndihesh mirë”, përfundon ai. Urat Bailey u krijuan për të fituar Luftën e dytë Botërore. Sot pas më shumë se 70 vitesh vazhdojnë t’i shërbejnë banorëve. Avantazhi i këtyre urave është që ndërtohen në pak kohë, por në atë pak kohë kërkojnë shumë punë. Në 3 vitet e fundit FA kanë ndërtuar 18 ura në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja