Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro nga Shkodra bëri të ditur se viti 2024 do të shpallet nga qeveria shqiptare si viti i pyjeve. Ky vendim vjen si një masë për të mbrojtur edhe më shumë pyjet të cilat më pas mund të na kthehen në një kërcënim të madh nëse nuk trajtohen siç duhet. Një detyrë të madhe në këtë nisëm do të duhet të kenë bashkitë e vendit tha ministrja Kumbaro gjatë 60 vjetorit të themelimit të shkollës pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se Shkodra duhet të kthehet në qytetin e natyrës ndërsa prefektja Majlinda Angoni u shpreh se rreziku nga erozioni dhe të tjera probleme bëjnë që kujdesi për pyjet të shtohet.

Drejtorja e shkollës “Kolë Margjini”, Albana Lleshi tha se ky institucion arsimor tha se ka nxjerrë nxënës të dalluar të cilët më pas kanë vijuar inxhinierinë e pyjeve.

Ndërkohë gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe disa certifikata për mësuesit që shërbyen në këto 60 vite. Shkolla e mesme pyjore “Kolë Margjini” në qytetin e Shkodrës është e vetmja në gjithë Shqipërinë e cila vijon të prodhojë teknikë pyjesh.

 

Artikulli paraprak“MARUBI DIGITAL ART DAYS”
Artikulli tjetër“DHJETOR 1990” NDERON DY FIGURA TË KLERIT