Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim të mërkurën ish-Kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe ish-ministrin e Arsimit Fabrizio Bianchi. Në bisedë me ta ajo vlerësoi bashkëpunimin e hershëm dhe miqësinë e ngushtë mes dy vendeve.

“Fokusi kryesor i takimit ishin sfidat aktuale me të cilat po përballet sot arsimi në mbarë globin, si dhe kontributi që politikat arsimore mund të japin në zhvillimin e vendit dhe përballimin e krizave ekonomike, sociale dhe politike” shkruajti zonja Kushi në një postim në rrjetet sociale. Ministrja u shpreh se “ndamë bindjen e përbashkët se ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është politika e duhur me qëllim rritjen e cilësisë dhe inkurajimin e të rinjve për të studiuar dhe kontribuar në Shqipëri”.

Ministrja Kushi falënderoi miqtë për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite në rrugëtimin e gjatë drejt integrimit në BE.

Artikulli paraprakERE MERR VENDIMIN E RENDËSISHËM PËR FASHËN 800 KWH
Artikulli tjetërKOSOVA APLIKOI PËR ANËTARËSIMIN NË BE, META: HISTORIKE. HAP I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË RAJONIN