Varianti Omicron i koronavirusit po tremb edhe në Shqipëri. Shqetësuese është shpejtësia e shpërndarjes së tij. Por sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kush vaksinohet ka 10 herë më pak mundësi për infektim.

Sipas saj mbi 94% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar dhe 2 deri në 3 herë më i ulët është numri i fataliteteve për ata që e kanë marrë vaksinën.

“Këto janë fakte, nuk është opinion. Fakte që raportojnë profesionistët. Do ta ccojmë përpara vaksinimin anti COVID, që është jetik në këto momente. Me Omicron në qarkullim i kemi të gjithë arsyet për tu shqetësuar për shkak të shpejtësisë së përhapjes së tij, por nuk duhet të na kapë paniku.

Me dozën e tretë të vaksinës mbrojtja ndaj Omicron shkon deri në 80%. Kemi mbërritur në gati 50% të qytetarëve të vaksinuar mbi 18-vjeç”, tha Manastirliu.

Artikulli paraprakJETOI PËR 10 MUAJ NË NJË RIMORKIO UDHËTIMI, RRËFEHET DJALOSHI: AJO ÇMENDURI MË BËRI TË KUPTOJ SE…
Artikulli tjetër“NGA JANARI DYFISHOHET NDIHMA EKONOMIKE”! RAMA ZBULON NISMËN PËR “FËMIJËT NËN KUJDESIN E REPUBLIKËS”