Një ‘genocid i vërtetë’ i palestinezëve nga forcat izraelite është duke u zhvilluar në Rripin e Gazës. Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles e tha këtë në një intervistë për televizionin shtetëror TVE.

Komenti i saj bën jehonë atë të zëvëndës kryeministres spanjolle Yolanda Diaz, e cila në fillim të kësaj jave kishte folur për konfliktin e vazhdueshëm në Gaza si një genocid.

‘Ne nuk mund të injorojmë atë që po ndodh në Gaza, që është genocid i vërtetë’, tha Robles në intervistë, duke theksuar se njohja e Palestinës nga Madridi ‘nuk është veprim kundër shtetit të Izraelit, nuk është kundër izraelitëve që ne respektojmë’.

Qëllimi, shtoi ajo, është të ndihmojmë në ‘fundin e dhunës në Gaza’.

Artikulli paraprakNGA RIVIERA FRANCEZE TE AJO SHQIPTARE, MEDIA BRITANIKE RENDIT DESTINACIONET MË TË BUKURA TURISTIKE
Artikulli tjetërBERISHA: VETËM PROTESTA DHE MOSBINDJA CIVILE E VAZHDUESHME RIKTHEN PD-NË NË PUSHTET