Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj zhvilloi një takim me fermerët dhe blegtorët e Malësisë së Madhe. Ministrja Denaj deklaroi se në rajonin e e veriut ka ende shumë kapitale të pa shfrytëzuara dhe është ende shumë punë për t’u bërë në zhvillimin e bujqësisë…..

Ministrja Denaj u shpreh se 70% e produkteve shkojnë nga ferma tek turizmi dhe familjet dhe 83% e këtyre produkteve janë organike, gjë e cila e bën kulinarinë një atraksion turistik….

Ministrja foli edhe për dy nga çështjet kryesore me të cilat përballet rajoni verior, siç është ajo e përmbytjetve gjatë sezonit të reshjeve intensive dhe zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të bimëve mjekësore duke thënë se qeveria shqiptare do japë gjithë mbështetjen e duhur.

Artikulli paraprakDOGANA HANI HOTIT, KAPEN 300 KG KANABIS
Artikulli tjetërSHALË, URA QË RREZIKON JETËN E BANORËVE