Banorët e një qytetit suedez, u është kërkuar që të marrin masa për të mbrojtur veten nga sulmet e minjve gjigantë.
Banorëve të qytetit Sundsvall u është thënë nga autoritetet që të mbajnë dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura, ndërsa nxënësit lokalë janë duke u mbajtur brenda gjatë pushimeve për shkak të infektimit të parazitëve jashtëzakonisht të mëdhenj.
“Nuk janë minjtë normalë që shihni në pyll, janë aq të mëdhenj sa macet,” tha Benny Sagmo, nga zyra e planifikimit të qytetit për agjencinë suedeze të lajmeve TT.
Autoritetet thanë se po u bëjnë thirrje të gjithëve në qytet që të sigurojnë ushqimet e tyre në vende të sigurta, në mënyrë që të mos tërheqin minjtë.
Një skuadër e kontrollit të dëmtuesve ka ngritur rreth 50 kurthe në të gjithë lagjen në një përpjekje për të kapur minjtë, ndërsa po shihen mundësi të tjera nëse përpjekja aktuale nuk ka sukses.
Fëmijëve të vegjël u është thënë se nuk mund të luajnë jashtë për shkak të plagëve që mund të pësojnë nga sulmet e minjve.