Hajdutët e banesave janë kthyer në tmerrin e të moshuarve që jetojnë të vetmuar në fshatrat e Bashkisë së Dropullit. Fenomeni i grabitjeve është i përhapur gjerësisht, ndërsa banorët thonë se kanë frikë mos i vrasin e torturojnë.
Të mbetur të vetëm si pasojë e largimit të të rinjve në emigracion, banorët e moshuar të fshatit Llongo në Dropull thonë se po jetojnë të frikësuar, ndërsa po përballen me një valë vjedhjesh.
Në harkun e pak ditëve në fshat janë shënuar 4 raste vjedhjesh me thyeje në shtëpi të ku nuk jeton më asnjeri.
Ndaj ata kanë frikë se mos janë viktimat e radhës në pronat e tyre.
Fenomeni është i përhapur gjërësisht në zonën e minoritarëve, ku banorët janë të paktë dhe të moshuarit kanë mbetur vetëm.
Frikë e banorëve e shton fakti se shumë prej grabitjeve kanë mbetur pa autorë.