SHULLANI: FËMIJËT NUK PREKEN NGA KANUNI, DUHET NDËRGJEGJËSIM. Shoqatae pajtimitte gjaqeve ne Shkoder, ka zgjedhur kete te diele, per te qene prane familjeve te ngujuara ne qarkun e Shkodres.
Anetare te kesaj shoqate e cila operon prej disa vitesh ne qarkun e Shkodres, kane trokitur dere me dere, duke qene prane famijeve, duke I ndihmuar me ane te ndihmave humanitare, qofte ne ushqime dhe veshmbathje. Objektivi I kesaj nisme, ka qene qe ato te jene prane femijeve, te ngujuar te cilet nuk jane te pakte ne qarkun e Shkodres te cilet jane te ngujuar nga frika e gjakmarrjes.
Kryetari I kesaj shoqate Nikolle Shullani, ka apeluar edhe ndaj strukturave te shtetit per minimizuar kete plage te shoqerise shqiptare.
Gjate kesaj te diele, shoqata e pajtimit te gjaqeve, ka qene prane 25 femijeve te ngujuar, te cilet kane frike te kalojne pragun e shtepise, pasi hasmi mund ti vrase, kane frike te shkojne ne shkolle, pasi deformimi I kanunit, shpesh here ka sjelle viktima te ketij fenomeni edhe femijet.