Skuadra e Vllaznisë së femrave ka humbur 0-2 në miqësoren përballë ekipit të femrave të Mitrovicës, në sfidën që u luajt në fushën sportive të Barbullushit. Skuadra e Vllaznisë tregoi në këtë sfidë se ka ende diçka për të rregulluar deri në ndeshjet e Champions League, sidomos pas afrimeve të nëntë futbollisteve të huaja. Në pjesën e parë, skuadra e Mitrovicës kërkoi golin dhe e shënoi me anë të futbollistes Kryeziu. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Mitrovica shënoi golin e dytë me anë të Biçkajt. Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 për Mitrovicën, e cila është edhe nën/kampione e Kosovës. Trajnerit të Vllaznisë, Haris Lika, pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje i shërbeu për ta njohur më tepër ekipin e tij që ka marrë tashmë në drejtim.

Në anën tjetër, trajneri i Mitrovicës, Seid Onbashi tha se Vllazninë e sheh favorite për kalimin më tej në grupin e saj.

Vllaznia në futboll për femra do të vijojë sërish përgatitjet e saj me ngarkesa të larta fizike për të qenë gati për ndeshjet e turit të parë të “UEFA Ëomen’s Champions League, që do të zhvillohen me 6 dhe 9-shtator në Shkodër.

Artikulli paraprak“PAQE” MES VLLAZNISË DHE DINAMOS
Artikulli tjetërSTUDENTËT PETICION, KËRKOJNË REDUKTIM TË TARIFAVE TË MASTERIT DHE BURSË PËR STUDENTËT EKSELENTË DHE SHTRESAVE NË NEVOJË