FRANCA MPOSHT ME NJË GOL SPANJËN
Debutim pozitiv për Antonio Conte si trajner i kombëtares së Italisë. Përballë 50 mijë spektatorëve në “San Nicola” të Barit,

Itali mundi 2-0 Holandën në një ndeshje miqësor falë dy golave të shënuar nga Immobile dhe De Rossi. Italianët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e tretë me anë të sulmuesit të Dortmund, Ciro Immobile. Vetëm 7 minuta më vonë të kaltrit fituan një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të Martins Indi, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori i takimit. Daniele De Rossi u tregua i saktë nga pika e bardhe, duke dyfishuar shifrat. Dalje me të kuqe e Indit ishte një ndëshkim i rëndë për ekipin e Hiddink, edhe ky debutues në krye të ‘tulipanëve’.  Gjatë 90 minutave Holanda rrezikoi shumë pak në portën e italianëve, të cilët edhe pse me një lojtar më shumë në fushën e lojës nuk mundën dot të shënonin tjetër gol, deri në fundin e takimit.  Megjithatë, kjo ishte një ndeshje pozitive për ish-trajnerin e Juventusit, duke pasur parasysh se ishin përballë ekipit, i cili u rendit i treti në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”.
Mbrëmjes e së enjtes u luajt edhe një tjetër miqësore e madh, ajo mes Francës dhe Spanjës. ‘Gjelat’ e  Didier Deschamps arritën një fitore minimale ndaj një Spanje në tranzicion.
I ardhur nga stoli, Loic Remy u bë protagonisti kryesor i këtij takimi, pasi ishte autor i golit vetëm të shënuar në minutën e 73 të takimit. Del Bosques, i cili zhgënjeu me ekipin e tij në Kampionatin Botëror, po kërkon të krijoi një grup të ri pas largimeve të lojtarëve me përvojë si Xavi Hernandez dhe Alonso. Ndërkohë, Deschamps është duke konsoliduar grupin e lojtarëve me të cilët u paraqit në botëror, duke i përgatitur për një paraqitje sa më të mirë në Europianin, i cili do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/HKCBzkRbhbE?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPREZATOHET PROJEKTI, “EVROPA KRIJUESE”
Artikulli tjetërSHOQATA “16 QERSHORI”, REAGON PËR EMËRIMET NË POLICI