HOLLANDA TREGON FORCËN REALE FITON 2-0 NDAJ SPANJËS. Mbrëmja e së martes ka dhuruar dy ndeshje spektakolare. Jo më kot u cilësuan si miqësore luksi për vetë emrat e ekipeve që ishin kundër njëri-tjetrit.

Italia ka pritur në “Juventus Stadium” përfaqësuesen e Anglisë. Kjo ndeshje përfundoi në barazim 1-1 duke bërë që të dy ekipet të ishin të kënaqur me rezultatin por nga ana e tjetër asnjë tifozeri nuk u gëzuar për përfaqësuesen e tyre. Italia është ajo që shënon golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të. Pas një krosimi të mbrojtësit Chiellini, sulmuesi italian që aktivizohet në Angli te Southampton,  Graziano Pelle arriti ta dërgonte me kokë topin në rrjetë.Me fillimin e pjesës së dytë loja e Anglisë ndryshoi dhe sulmet e kombëtares së ‘3 luanëve’ u shpërblyen nga një gol tipik anglez, me goditje të fuqishme jashtë zone të Toësend, që vendosi baraspeshën. Në minutat e mbetura, Anglia iu afrua dhe golit të dytë por ishte Buffon që ruajti barazimin. Ndërkohë ndeshja e tjetër e luksit ka qenë mes Hollandës dhe Spanjës. Për tulipanët kanë mjaftuar vetëm 45 minuta lojë për të siguruaer fitoren. Të dy golat e vetëm të takimit u shënuan në pjesën e parë me autor De Vrij dhe Klaassen. Nga ana e tjetër spanjollët e drejtuar nga Del Boske u munduan të reagonin, ndonse dominuan në shumë aspektet por duke mos gjetur rrugën e rrjetës. Po të ishte një ndeshje zyrtare, kjo fitore mund të merrte një tjetër jehonë, por në kuadrin e një miqësoreje, Hollanda e ruan për sadisfaksion këtë fitore.

Artikulli paraprakKKT NË SHKODËR, MIRATOHET PROJEKTI I “LORO BORIÇIT”
Artikulli tjetërMiratohet projekti per Stadiumin Loro Borici.