24 marsi do të jetë dita kur trajnerit brazilian, Sylvinho do të debutojë në stolin kuqezi. Kombëtarja do të zbresë në fushë me Uzbekistanin.
FSHF ka qenë në bisedime edhe me ekipe të tjera si Tunizia e Polonia por për shkaqe nga më të ndryshmet, u arrit marrëveshja me Uzbekistanin që do të vizitojë Tiranën në datën 24 mars.
Uzbekistani është një skuadër pak e njohur për Shqipërinë dhe shqiptarët edhe pse nuk renditet shumë larg kuqezinjve në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Kombëtarja Shqiptare mban vendin e 66 momentalisht ndërsa Uzbekistani të 77-tin.