Kosova mposht 3:0 Shqipërinë në ndeshjen miqësore që u luajt në stadiumin e Zyrihut, në Zvicër. Dy gola janë shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 21 dhe 51, ndërsa goli i tretë nga Edon Zhegrova në minutën e 67.

Pjesa e parë 1:0
Stadiumi i Zyrihut oshëtinë nga tifozët kuqezinj nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqipfolëse por edhe vendet e Europës ku ata kanë emigruar. Pikërisht në stadiumin e Zyrihut po luhet në këto momente miqësorja e kombit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Një takim me mjaft interes nga tifozët shqiptarë kudo që ndodhen. Një miqësore që është cilësuar si vllazërore, por në fushën e lojës nuk duket aspak e tillë, pasi sfida ka nisur me mjaft dinamizëm dhe nga të dyja ekipet.

Pas disa tentativave, Kosova arriti të kalojë në avantazh në minutën e 19, pas një gafe në mbrojtjen e kuqezinjve. Arbër Zeneli fiton duelin me Berishën dhe e çon në rrjetë. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë
Kosova e nis në sulm. Është sërish Arbër Zeneli i cili mposht për herë të dytë Etrit Berishën në minutën e 51 të takimit duke i çuar shifrat 2:0. Ndërsa në minutën e 67 është Zhegrova ai që e dërgon në tre numrin e golave për përfaqësuesen e Kosovës.

Artikulli paraprakARRESTOHET GRABITËSI SERIAL SHQIPTAR
Artikulli tjetërGREQIA NË GREVË, BLLOKOHEN DOGANAT, NË KUFI KALOHET VETËM NË KËMBË