Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 16:30 duelin miqësor me Arabinë Saudite në Abu Dhabi. Ky duel nuk do transmetohet në asnjë kanal televiziv, me Arabinë Saudite që nuk dëshiron të zbulojë skemat e lojës, për mos lehtësuar kundërshtarët pasi merr pjesë në Kupën e Botës 2022.

Trajneri Edy Reja për këtë duel ka zgjedhur të luajë me lojtarë nga Superliga dhe disa prej emrave që nuk kanë marrë shumë minuta gjatë grumbullimeve të mëhershme. Në portë Kastrati, mbrojtja me Gurishtën, Bitrin, Turkaj dhe Marku e Hadroj, teksa Mala, Deliu e Muçolli luajnë në mesin e fushës. Sulmi për Cikalleshin dhe Xhixhën.

Shqipëria: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha Trajner: Edy Reja

Artikulli paraprakBIDEN ZHVILLON BISEDËN E PARË ME KRYEMINISTRIN BRITANIK SUNAK, SHTËPIA E BARDHË: DAKORDËSI PËR MBËSHTETJEN E UKRAINËS, PËR KINËN…
Artikulli tjetërSHPRESË PËR TË DËNUARIT, MINISTRI MANJA: PO SHIKOJMË MUNDËSINË E NJË AMNISTIE PENALE