Sot pasdite Shqipëria zbret në fushë në Hartberg të Austrisë, ku do të luajë miqësoren e parafundit para Euro 2016, kundër Katarit.

Formacioni i kuqezinjve pritet të ketë shumë mungesa për arsye të ndryshme. Kështu, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Butim Kukeli e Frederik Veseli janë ende me klubet përkatës. Gjithashtu, Ansi Agolli sapo është bashkuar me skuadrën dhe vjen nga një muaj shumë i lodhshëm me Karabakun, ku pak ditë më parë fitoi edhe kupën, pas 120 minutash. Edhe Amir Abrashi e Taulant Xhaka do të mungojnë në mesfushë, për dëmtime, ndërsa Lorik Cana pritet ta bëjë pushim.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakUKRAINË: NGA ZJARRI NË NJË SHTËPI TË PLEQVE – 16 TË VDEKUR
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN NGA MINISTRIA E ARSIMIT, JA DATAT E PROVIMEVE TË LIRIMIT