Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Christian Panucci, ka barazuar me rezultatin e bardhë, 0-0 në miqësoren e zhvilluar përballë Jordanisë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Shqipëria ka krijuar disa raste shënimi por pa mundur dot të gjejnë rrjetën në portën jordaneze. Pas ndeshjes trajneri i kuqezinjve Christian Panucci tha se skuadra e tij ka shumë mungesa dhe se lojtarët që ka nuk luajnë në ekipet e tyre.
Shqipëria pas kësaj miqësoreje me Jordaninë do të ketë ndeshjen e radhës me Izraelin e vlefshme për Ligën e Kombeve.