Kombëtarja shqiptare në datën 13 nëntorë do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e kombëtarë të Turqise në Antalya, kjo ndeshje vjen duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë. Mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe trajneri Panucci do të grumbullojë disa ditë përpara skuadrën për përgatitjen e kësaj ndeshjeje miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor.

Ndërkohë trajneri i ekipit kombëtar ka shpallur listën e lojtarëve të cilët ka grumbulluar për ndeshjen miqësore . tashmë është bërë traditë, që çdo të premte para grumbullimit, trajneri bën publike listën e lojtarëve. Për këtë ndeshje miqësore, Panuçi ka grumbulluar 25 futbollistë, ku mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes. Sipas një rakordimi me trajnerin e skuadrës kombëtare A dhe të U-21, Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eleminator të datës 10 nëntor në Tiranë.

Ndërkaq, në listën e trajnerit Panuçi, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj. Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë. Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë. Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror. Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Artikulli paraprakFSHF: “RESHIT RUSI” NUK PLOTËSON KRITERET
Artikulli tjetërKULT – LEKE IMERAJ