Vllaznia ka fituar thellësisht 4-0 miqësoren me Kastriotin, me nga dy gola të shënuar për çdo pjesë loje.
Trajneri Armando Cungu ka aktivizuar në pjesën e parë Selimajn, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në mbrojtje është rreshtuar Gurishta e Marku nga krahët, ndërsa Pjeshka dhe boshnjaku Amer Dupovac në qendër. Në mesin e fushës janë aktivizuar Krymi, Tafili, Hasani, Çinari dhe Kalaja, ndërsa i vetëm në sulm ganezi Çarls Atsina. Në këtë pjesë është aktivizuar edhe mesfushori shkodran Gilman Lika. Takimi është dominuar nga kuqeblutë, në një kohë që Kastrioti i trajnerit Samuel Nikaj kishte disa mungesa.
Që në minutën e 9-të ka qenë lojtari i ardhur në provë, Dupovac, që pas një topi në zonë ka goditur me të djathtën dhe ka shënuar. Pas vetëm 7 minutash nga ky gol, vjen dyfishimi i shifrave nga lojtari tjetër i ardhur në provë, Atsina. Ky i fundit, pas një asisti të Markut, ka lëvizur bukur brenda zonës dhe me një goditje të saktë ka përshëndetur rrjetën. Gjatë kësaj pjese nuk kanë munguar edhe mundësitë e tjera për shënim për kuqeblutë. Ndërsa në 45 minutat e dyta të dy trajnerët kanë bërë disa lëvizje në formacion.
Fillimisht është aktivizuar edhe i ardhuri për provë Kaçorri, i cili që në momentet e para ka goditur bukur me kokë, por mbi traversë. Në fushë janë futur edhe Sherri, Kruja, Vecaj, Miloti, Rajçeviç, Brahimi, Isufi e Pusi. Ka qenë pikërisht Vecaj që me një gjuajtje nga afro 25 metra ka shënuar një eurogol. Loja e mirë e të rinjve të aktivizuar është shpërblyer më pas edhe me golin e katërt, ku protagonist ka qenë Arsid Kruja.
Megjithatë ajo cfarë u vlerësua në këtë ndeshje ka qënë funksionimi i mirë i reaprtit të të mbrotjës, porn ë mënyrë të vecantë mesi i fushës, ku mesa duket Vllaznia ka edhe repartin e tij më të sigurtë me Kalajën, Hasanin, Tafilin dhe Likën, duke dhene garanci për sezonin e ardhshëm