Mund të quhej edhe si një ndeshje brënda familjes miqësorja e Vllaznia A dhe Vllaznia B ku natyrisht pritshmëritë ishte që triumfues të ishte skuadra e parë.
Ky takim është mbyllur me rezultatit 1-0 për futbollistët e Ervis Krajsë I cili u shpreh se kjo ndeshje nuk është i rëndësishme rezultati por bashkëpunim ndërmjet dy ekipeve.
Edhe pse pjesa e parë e kësaj miqësoreje është mbyllur pa gola e rezultati u ndërrua në pjesën e dytë për trajnerin Ernest Gjoka kjo nuk ishte diçka për tu shqetësuar pasi kjo ndeshje ishte një test prove për futbollistët e të dy ekipeve. Kjo ndeshje sipas Gjokës i ka shërbyer Vllaznisë për të parë gjendjen dhe përmirsimin e ekipit për në të ardhmen.