Vllaznia ka humbur në miqësoren e parë ndaj Zetës të zhvilluar më Mal të Zi me rezultatin minimal 1-0. Kjo ndeshje nuk ka lënë asnjë gjë pozitive për tu shënuar për ekipin shkodranë, apo për tu mbajtur mend. Ndaj kjo përballje nuk është trumpetuar shumë, pasi shkodranët pas katër javësh stërvitje nuk ishin akoma në lartësinë e duhur.

Trajner I Vllaznisë, Luan Zmijani ka folur dhe për lojtarët e afruar të cilët po kalojnë dhe disa dëmtime. Ndërkohë në lidhje me lojën në tërësi, kreu I pankinës shkodrane është shprehur se duhet një kohë më e madhe për të arritur në konkluzione të sakta. Përveç lojatrëve tashmë të zyrtarizuar, ashtu siç u tha nga Star Plus, në ekip ajnë paraqitur dhe futbollistë nga Japonia por duket se nuk e kanë bindur Zmijanin. Vllaznia nuk do të ndalet këtu për ndeshjet, miqësore pasi javën tjetër pritet të ketë dhe një tjetër përballje testuese

Artikulli paraprakVLLAZNIA PREZANTON BLERJEN E RE, KOSOVARIN HAXHAJ
Artikulli tjetërAHMET OMI: DO SHTOJMË 100 KAZANË NË QYTET