Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e ligjit të gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë.

Në një postim në fb, Rama shkruan se “miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”. Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, Kuvendi i Maqedonisë miratoi sot projektligjin për gjuhën shqipe. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në votim.

Artikulli paraprakINUV PRISH SHTESËN E LOKALIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërRIATDHESOHEN 30 PERSONA NGA FRANCA E BELGJIKA