Ligji i votuar në parlament për rritjen e pagave ndryshon shpërblimin mujor për 130 mijë punonjës të administratës, duke vendosur në krye të hierarkisë, sipas funksioneve, presidentin e republikës, kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit.

Kreu i shtetit përfiton një rritje të konsiderueshme të pagës, nga 257 mijë lekë në 425 mijë lekë të reja. Pas tij vjen kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit, të cilëve paga u shkon nga 228 mijë lekë, në rreth 393 mijë lekë të reja. Përfitues të konsiderueshëm janë edhe ministrat të cilëve ligji i ri u dyfishon pagat, nga 174 mijë e 760 lekë në 318 mijë lekë të reja. Po kështu edhe deputetët të cilët propozuan përfshirjen e vetes së tyre në listën e përfituesve, dhe më pas votuan ligjin, do të kenë një pagë mujore prej 310 mijë lekë të reja, nga 156 mijë lekë që paguheshin deri tani. Paketa e miratuar sjell rritje edhe për drejtuesit e disa institucioneve, si komisioni i shërbimit civil, Autoriteti i Konkurrencës, AKEP-i, Enti Rregullator i Ujiit, AMA, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, ai për mbrojtjen nga diskriminimi, etj, ku niveli I pagave vendoset në 255 mijë lekë të reja, nga 115 mijë lekë që ka qenë deri tani. Rritja vijon në gjithë piramidën e administratës shtetërore, sipas koeficienteve të vendosur në ligj, ndërkohë që përfaqësues të mazhorancës, kanë theksuar se ligji jep zgjidhje problemit historik të pagave të mësuesve dhe mjekëve.

Artikulli paraprakMINISTRJA KUSHI NË KUVEND: TASHMË SHQIPËRIA NGJITET NË NJË NIVEL TJETËR PAGASH PËR MËSUESIT DHE PEDAGOGËT
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËROI FASHAT PËR ENERGJINË, REAGON TABAKU