Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar për miratimin e propozimit francez nga Parlamenti maqedonas, akt ky që hap rrugën për çeljen e negociatave për Shkupin dhe Tiranën. Me anë të një postimi në Facebook, Pendarovski tha vendimi nuk ishte i lehtë por se ai zhbllokonte procesin integrues.

“Vendimi i marrë sot nga qeveria dhe Parlamenti, nënkupton mbështetje për axhendën europiane të vendit.

Vendimet nuk ishin të lehta për tu marrë, por ato do të mundësojnë zhbllokimin e integrimit europian dhe zbatimin e procesit të nevojshëm të shqyrtimit. Tani është koha që Europa të veprojë, pa vonesa”, shkroi presidenti.

Artikulli paraprakSEKRETARJA AMERIKANE E THESARIT: KA PASUR PËRPARIM NË BISEDIMET PËR ÇMIMET E NAFTËS RUSE
Artikulli tjetërLUIZA GEGA KUALIFIKOHET PËR NË FINALE NË GARËN QË PO ZHVILLOHET NË SHBA