Reforma në Drejtësi është përshëndetur edhe nga Eurodeputeti Eduart Kukan, i cili në dy postime të ndryshme në rrjete sociale teksa përgëzon palët për kalimin me sukses të saj

, shprehet se çelësi për një drejtësi të pavarur është zbatimi i reformës. “Përshëndes miratimin unanim të paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi në parlamentin shqiptar mëngjesin e sotëm”, shkruajti Eurodeputeti në njërin prej postimeve të tij. Më tej, ai shtoi: “Zbatimi i reformës është çelësi për një drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme. Hap rrugën për ambiciet e shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimi Europian”.

Artikulli paraprakBASHA: DITA E PARË E REFORMËS NË DREJTËSI, FILLIMI I DITËVE TË FUNDIT TË KËSAJ QEVERIE
Artikulli tjetërDIPLOMOHEN STUDENTËT E FAKULTETIT TË EKONOMIKUT