Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, ka uruar politikën shqiptarë për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Presidenti Buquicchio shpret se është i lumtur që ka luajtur një rol në këtë proces. “Votë unanime e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese për reformimin e gjyqësorit. I lumtur që kam luajtur një rol qëndëror në këtë proces”, shkruan Presidenti i Komisionit të Venecias.