Akti Normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh) i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar po shqyrtohet në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ku pritet të vendoset nëse do të miratohet paketa emergjente me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor.

Në seancën e sotme plenare pritet që debatet të jenë të nxehta gjatë diskutimit të aktit normativ pasi akuzat ndaj kësaj pakete nuk kanë munguar si nga opozita, presidenti Meta, një numër organizatash të shoqërisë civile dhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbivendosje e SPAK dhe BKH.

Kuvendi do të diskutojë për administrin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, pasi dyshohet se burojnë nga krimi.

Po sot është parashikuar të mbahet edhe interpelanca urgjente që disa deputetë të opozitës së re kanë kërkuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku.
89 deputetë pro, 3 abstenim dhe 17 kundër miratohet akti normativ Anti KÇK.

Artikulli paraprakNUK GJENDET PREJ DITËSH PESHKATARI 53-VJEÇAR, OPERACIONET E KËRKIM-SHPËTIMIT PA REZULTAT
Artikulli tjetërKAPEN DUKE TRANSPORTUAR KLANDESTINË,PRANGA DY TË RINJVE