Është miratuar në Kuvend paketa anti-shpifje, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit midis gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.

82 deputetë dhanë votën e tyre për paketën për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në median online, ndërsa gazetarët e konsiderojnë kapje dhe kontroll mbi median.

Vetëm 13 deputetë u shprehën kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Me paketën e re, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme.

Gazetarët argumentojnë se AMA nuk mund të marrë kompetenca që i takojnë gjykatës.
Tashmë do të jetë Presidenti i Republikës që do të vendosë nëse do e dekretojë ligjin apo do e rikthejë për shqyrtim në Parlament.

Artikulli paraprak90 VOTA PRO, MIRATOHET BUXHETI PËR VITIN 2020
Artikulli tjetër65-VJEÇARI RRËZOHET NGA SOLETA E PALLATIT 5 KATËSH NDËRSA RREGULLONTE BOLIERIN