Pas një seance maratonë që ka zgjatur plot 14 orë të mbushura me tensione dhe debate të forta, parlamenti miratoi me 84 vota pro dhe 41 kundër buxhetin 2016 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë.
Socialistët e vlerësuan projektin e qeverisë për ligjin më të rëndësishëm të financave publike. Buxheti u mbështet edhe nga LSI, pavarësisht rezervave të saj për disa çështje. Buxheti 2016 u kundërshtua ashpër nga opozita. Ish- Kryeministri, Sali Berisha duke marrë fjalën gjatë pasdites, e cilësoi atë si buxhetin e spastrimit etnik. Buxheti 2016 parashikon një nivel të ardhurash prej 416.7 miliard lekë, një nivel shpenzimesh prej 452.1 miliard lekë dhe defiçit buxhetor 34.4 miliardë lekë.