Shumica miratoi e vetme atë që e konsiderojnë reformë arsimore, me 78 vota pro, ndërsa opozita braktisi sallën para votimit. Ikja e demokrateve u shoqërua me një defekt të votimit elektronik, gjë që detyroi votimin me kartonë.Por seance plenare u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza, që kulmuan me përplasjen në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit Sali Berisha, të cilin me herët kishte tentuar ta bindte dhe ministrja e Arismit,

Lindita Nikolla, duke u ulur pranë tij. Shumica thotë se ligji i ri rrit autnonominë e unviersiteteve, hap dyert për studentët mbi bazë meritokracisë dhe i jep fund sistemit arsimor piramidal. Krejt ndryshe e lexon opozita, duke e cilësuar si një ligj kleintetlist që mbyll dyert e studimit për të varfërit, për shkak të tarifave të larta. Implementimi i ligjit, duket se do jetë moment që do përcaktojë nga cili kah qendron e drejta.

Artikulli paraprakNje tjeter vater zjarri ne Bushat.
Artikulli tjetërBE DËSHTON NË PAKETËN PËR EMIGRANTËT