Pas një seance maratonë në parlamentin e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 116 vota pro dhe 1 kundër. PS dhe Rithemelimi kanë finalizuar dakordësinë e arritur më parë. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.
Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove. Ka kaluar dhe amendamenti i parë i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024.