DEBATE MES RAMË-S DHE DULE-S, SHQIPËRIA ME NDARJA TË RE .

88 deputete te Kuvendit kane votuar pro ndarjes se vendit ne 61 Bashki nga 385 njesi vendore qe Shqipëria ka pasur deri me sot. Ne kushtet kur maxhoranca gjeti konsensus edhe me deputetin Andrea Marto, reforma mori vetëm nje vote kundër ate te kreut te PBDNJ, Vangjel Dule per shkak te pretendimeve te tij qe Himara te mos bashkohet me Vranishtin, ndërkohe qe deputeti i LSI, Vangjel Tavo abstenoi. Çështja e Himares u be shkak edhe per debate te ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe nënkryetarit te kuvendit Vangjel Dule .
Kundër reformës janë shprehur krerë të shumë komunave në mbarë territorin të cilët janë organizuar edhe në disa protesta sporadike. Por edhe këto qendrime kundër nuk ishin për domosdoshmërinë e reformës, por për pakënaqësitë e krijuara nga shkrirja e komunave të drejtuara prej tyre në një njësi më të madhe.

Artikulli paraprakABUZIMET ME PRONAT E KOMUNITETEVE FETARE
Artikulli tjetërETO’O DREJT WEST HAMIT