Me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak i hapim sot rrugë një fondi prej 3 milion dollarësh që përkthehet në shërbim dhe investime për banorët e Shkodrës. Janë investime të qënësishme në shkolla, kopshte, rrugë, institucione sportive dhe kulturore që do t’i përmirësojnë këto asete që janë në shërbim të qytetarëve. Dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët që e besuan këtë projekt. Na shkoftë mbarë!