Reforma në drejtësi është votuar në parim nga opozita dhe mazhoranca, që kanë arritur dakordësinë e parë.
Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”. Ndërsa deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se “çështjet politike duhet të fillojnë të negociohen sa më shpejt”. Por, deputeti demokrat theksoi se “votimi pro nuk nënkupton dhe votën pro për amendamentet për çështjet politike”.