Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi një projekt të rëndësishëm, terminalin e autobuzëve. Ky terminal që mori miratimin e këshillit bashkiak është një kërkesë e drejtorisë rajonale të transporteve ndaj bashkisë Shkodër ndërsa do të investohet nga një fond i qeverisë shqiptare. Aljon Koçkiçi, drejtor i planifikimit të zhvillimit në bashki thotë se ky terminal do të ndërtohet në pjesën e unazës lindore.

Ndërkohë këshilli bashkiak miratoi edhe projektin e sponsorizuar nga Ambasada e Polonisë të quajtur “Qyteti i vogël i trafikut” dhe që ka të bëjë me një korsi për biçikleta dhe përfshirjen e fëmijëve, projekt që i përshtatet edhe projektit për hyrjen e qytetit.

Të dy projektet e miratuara në këshillin bashkiak të Shkodrës, terminali i autobuzëve dhe korsia për biçikleta janë dy kërkesa të hershme të qytetarëve shkodran të parealizuara deri më tani.

 

Artikulli paraprakDEBAT POLITIK PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË NDAJ SHKODRËS
Artikulli tjetërZËDHËNËSI I KREMLINIT I PËRGJIGJET BE-SË: DËNOJMË KRIJIMIN E NJË GJYKATË SPECIALE, E PAPRANUESHME! HETUESIT RUSË…