Është dashur mbledhja e tretë e këshillit Bashkiak për ti hapur dritën jeshile, miratimit të pr/buxhetit afatmesëm në Bashkinë Shkodër.
Sërish këshilltarët kanë këmbëngulur tek shtimi i personelit dhe administratës së bashkisë duke e cilësuar si të panevojshme. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka sqaruar për këshilltarët, se këto shtesa janë me kontrata të përkohshme dhe lidhen me shërbimet.
Nga ana tjetër në këtë mbledhje, eshtë miratuar edhe buxheti faktit për vitin 2016-të, edhe pse gjatë kësaj mbledhje sërish nuk kanë munguar edhe diskutimet sa i takon taksave dhe tarifave vendore te cilat nuk kanë arritur të mblidhen nga administrate e bashkisë.