Me 29 vota pro dhe 10 vota abstenim, Këshilli i Bashkisë së Shkodrës i ka hapur dritën jeshile miratimit të rritjes së tarifës së pastrimit.
N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Dritan Meta, në fjalën e tij opara këshilltarëve eshte shprehur se rritja e kesaj takse eshte nje domosdoshmeri për depozitimin e mbetjeve ne landfillin e bushatit.
Por gjatë mbledhjes këshilltarët kane deklaruar se kjo rritje mund të ishte zgjidhur në forma të tjera nga Bashkia e Shkodrës.
Megjithatë pavarësisht diskutimeve, tashmë shkodranët do të paguajnë 430 lek më shumë në vit, për taksën e pastrimit, e influencuar kjo nga rritja e depozitimit të mbetjeve për ton nga landfilli i Bushatit, nga 370 lek për tonë, në 870 lek për tonë, tarifë e cila ka hyrë në fuqi që nga muaji mars i këtij viti