Rama: Mandati i kryetarit të vendoset me referendum

Rama: Duhej votuar apo nuk duhej votuar 2.5 vjet më parë pas afatit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, që nuk u zhvillua 2.5 vjet më parë për arsye krejtësisht të qarta të shpjeguara të kuptueshme dhe për më tepër që nuk u ngrit si çështje nga askush, as brenda partisë as jashtë partisë as brenda Shqipërisë dhe as jashtë Shqipërisë Arsye pse nuk u votua atëherë lidhej me pamundësinë për ti hyrë një procesi zgjedhor në parti krejtësisht të pakuptimet pasi sapo kishim marrë detyrën dhe kishim marrë detyrën në kushte dramatike për vendin që s’ka nevojë ti përsërisim. Partitë që e zgjedhin kryetarin me parimin 1 anëtar 1 votë janë parti të cilat kryetarin e zgjedhur me parimin 1 anëtar 1 votë e kanë edhe kryeministër në rastin kur partia fiton zgjedhjet. Megjithatë pavarësisht aspektit politik ka një aspekt formal për të cilin ne, unë, ju s’ka rëndësi nuk morëm masa që në momentin e parë. Nuk morëm që në fillim masat që një statut të përgatitur në opozitë dhe pa parashikuar deri në fund kushtet në qeverisje ta modifikonim siç e modifikum sot dhe siç e kanë jo vetëm, labursitët por edhe konservatorët britanikë, por edhe labursitët irlandezë, por edhe parti të tjera në veriun e Europës gjithmonë kur flitet për parti të mëdha. Vota e marrë për të qeverisur është e barazvlefshme me rikonfirmomion e kryetarit të partisë. Sepse partia merr një proces një anëtar një votë për të zgjedhur kryetarin dhe nuk ka sens të futet në zgjedhje pasi krytari është bërë kryeministër. Sidoqoftë unë besoj se pavarësisht shumicës stërabsolute që është e mendimit që duhet vepruar kështu, pra nuk duhen bërë zgjedhjet në parti, për sebeb se ky është sebeb nuk është parim, ka nga ana tjetër një pakicë që sado të vogël mendon të kundër dhe bindja ime është që shumica dërmuese e këtij kongresi nuk duhet të marri fuqinë e atyre që e bejnë zgjedhjen e kryetarti. Janë ata që duhet ta ndajnë këtë muhabet të stisur, janë ata që duhet të thonë që me votën e tyre nëse duhet të vazhdojmë duke konfirmuar mandatin mbi bazën e statutit. Unë ju kërkoj që kongresi të japë miratimin që kjo çështje mos jetë çështje debati me alibira dhe sebebe që bëjnë mu dhe as me cështje argumentash që nxjerrin njeri tjetrin, por të jetë një cështje që e zgjidhim me votim të gjithë socialistët në të gjithë Shqipërinë. Pra një referendum brenda parties, që rikonfirmon, që pavarësisht shumices nuk i imponohemi një pakice të vogël, por i japim mundësi asaj pakice që të ndihet mirë duke e marrë përgjigjen jo nga tiranie e stërmazhorancës e kongresit por nga vullneti i lire i të gjithë anëtarëve të PS. Ky është propozimi im dhe ju ftoj ta mbështesim.

Artikulli paraprakKONGRESI I PARTISE SOCIALISTE, MIRATOHEN NDRYSHIMET NE STATUR, VETEM 3 KUNDER
Artikulli tjetërKONGRESI I PS VENDOS : CESHTJA E KRYETARIT ME REFERENDUM ME 9 PRILL