Busti i Papa Françeskut do të vendoset në një prej mjediseve të Tiranës.
Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Papa Françesku ishte Papa i dytë që vizitoi Shqipërinë në shator të vitit 2014. Vizita e tij ishte e një rëndësie historike dhe mblodhi në qendër të Tiranës qindra mijëra njerëz. Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të miratohet edhe propozimi për ndryshimin në taksën e kalimit të pronësisë dhe asaj të tavolinës, të cilat u kontestuan gjerësisht nga biznesi.
/ Star Plus TV /