Me vota 18 pro dhe asnjë kunder të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak të Mirditës u bënë bashkë dhe miratuan buxhetin e vitit 2025, i cili kap vleren e 6.3 miliard lekeve të vjetra, ku 75.23 % do të shkojë për paga, 12.99 për investime dhe 11.39 % për shpenzime operative. Duke folur para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi e konsideroi buxhetin minimal krahasuar me nevojat dhe kërkesat që ka kjo njesi vendore, ndërsa sipas tij dhe mbështetja e Qeverisë me investime përgjatë viti 2024 ka qenë e ulet.
Këshilltaret e majtë i kërkuan bashkisë që të punohet më shumë dhe të konkurohet me projekte, që Mirdita të përfitoje investime nga Qeveria Shqiptare.
Me buxhetin e vitit 2025 i cili ka ardhur në rritje janë parashikuar të kryhen një sërë investimesh në Mirditë, ku në fokus do të jetë infrastruktura rrugore, por pa lënë pas dhe arsimin dhe sektorin e bujqësisë.