foto ilustruese

Mirditë

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, MORËN POROSI DHE DOGJËN 2 AUTOMJETE, NË PRANGA 2 VËLLEZËR
Artikulli tjetër‘MOSBINDJA CIVILE’ E OPOZITËS, SOT PROTESTA NË SHKODËR