Pas protestave të vazhdueshme dhe një beteje të gjatë ligjore, banoret e tre fshatrave në Fan të Mirdites kanë fituar betejen kunder ndërtimit të hidrocentraleve dhe fabrikes se ujit në këtë zonë. Gjykata Administrative e shkallës së parë dhe Apelit në Tiranë, ka pranuar padinë e banoreve te fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe, duke shfuqizuar vendimet e institucioneve shtetërore për ndërtimin HECE-ve dhe fabrikes së ujit, pasi sipas gjykates janë dhënë në kundershtim me ligjin. Për zbatimin e këtij vendimi zbarkoi më terren Zyra Përmbarimore në Lezhë, e cila më mbështejen e Policisë, Bashkisë dhe prezencen e banoreve beri bllokimin e punimeve.

Vendimi i gjykatës u përshendet nga banoret dhe përfaqësuesi ligjor i tyre të cilët thonë se ndërtimi i HECE-ve dhe fabrikes së ujit demton mjedisin dhe le pa uje keto fshatra.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk, ndërsa deri më tani janë relizuar afro 50 % e punimeve.

Artikulli paraprakFISHTA, FSHATI ME TURIZËM GJITHVJETOR
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET ME 5% NUMRI I STUDENTËVE