Falë kontributit të Forcave të Armatosura, 900 banorë të fshatrave Klos e Fan, prej ditës së sotme do ta kenë më të lehtë të shkojnë në shkolla, qendrat shëndetësorë, apo për tu lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për urën “bailey”, vlerësoi kontributin e FA dhe ekspertëve xhenio në komunitet. Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj.

Ura “Bailey” që do t’u shërbejë banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash dhe u bë e mundur falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio, të profilizuar më së miri në ndërtimin e urave të tilla, me bashkinë e Mirditës.

Artikulli paraprakVAU-DEJES, SHKOLLA PA RRETHIM RREZIK PËR NXËNËSIT
Artikulli tjetërRESHJE BORE, ERË DHE STUHI GJATË KËSAJ JAVE NË SHQIPËRI