Eshtë një zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik, por mungesa e infrasktruktures po e pengon zhvillimin e turizmit malor.Bëhet fjalë për fshatin Lufaj të Njesisë Administrative Selitë në Mirditë, i cili është është i rrethuar nga malet e bimësia dhe të ofron një pamje mahnitese.
Por mungesa e infrastruktures rrugore ka bërë që fshati të braktiset masivisht dhe aktualisht jetojnë vetëm 4 familje të cilët merren me bujqësi dhe blegtori, ndërsa në Lufaj nuk mungojnë turistet e huaj të cilët e pëlqejnë këtë zonë.
I ndodhur rreth 60 km larg qytetit të Rrëshenit në Lufaj mund të shkohet vetem me mjetë të larta, për shkak të rruges së degraduar.Ndërkohë përmes një projekti me partner austriak Bashkia Mirditë, po punon për zhvillimin e turizmit në Lufaj, ku aktualisht është ngritur një bujtinë si dhe janë vendosur tabelat orientuese mbi asetet që ofron kjo zonë.