Në këtë godinë të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 është e vendosur Administrata e Njesisë Administrative Kthellë në Mirditë.Objekti dy katesh ka pesuar shkarje në disa vende dhe savaja vijon të bie çdo ditë, duke u kthyer në rrezik për jeten e punonjësve dhe qytetareve të cilët marrin shërbime.
Kjo situatë vijon prej më shumë se 6 vitesh, ku godina është shpallur e pabanueshme, por në mungesë të një ambjenti tjeter administrata e Njesisë Kthellë vijon të sifidojë rrezikun, për tju dhënë shërbime qytetareve.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi thotë se dhe godina e Njesisë Administrative Kthellë është pjesë e rindërtimit nga tërmeti, proçes i cili pritet të nisë brenda këtij viti.Por deri në rikonstruksionin e saj po shihet mundësia që administrata të vendoset në një ambjent tjeter aty pranë.
Edhe Bashkia e Mirditës ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i vitit 2019-të, ku aktualisht vijojnë të jenë të pastreha 105 familje, si dhe nuk është ndërhyre ende në disa objekte publike siç edhe godina e Njesisë Administrative Kthellë.