FOTO ILUSTRUESE

Një 56 vjeçar ka humbur jetën pasi duke prerë dru në fshatin Gjakëz, aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, informoi sot policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Artikulli paraprakAPELI SHFUQIZOI PËRJASHTIMIN E DEPUTETËVE TË PD, REAGON BARDHI: ATA QË NA PENGUAN ME FORCA SIGURIE TË HYNIM NË KUVEND, DO MBAHEN PËRGJEGJËS
Artikulli tjetërBECI INSPEKTON PUNIMET NË ZDRALE